/E DIEL, 10 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E DIEL, 10 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E Diela III Llukait (Ngjallja e djalit të vejushës)

APOSTULLI – 2 KorinthianĂ«ve 6:1-10

Edhe si bashkĂ«punĂ«torĂ« me tĂ«, ju lutemi juve tĂ« mos e prisni mĂ« kot hirin e PerĂ«ndisĂ«. Sepse thotĂ«: “NĂ« kohĂ« tĂ« pĂ«lqyer tĂ« dĂ«gjova ty, edhe nĂ« ditĂ« shpĂ«timi tĂ« ndihmova ty”; ja tani tek Ă«shtĂ« kohĂ« e pĂ«lqyeshme; ja tani tek Ă«shtĂ« ditĂ« shpĂ«timi.

Në asgjë nuk japim asnjë pengesë, që të mos qortohet shërbesa jonë.

Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë, me shumë durim, në shtrëngime, në nevoja, në pikëllime, në rrahje, në burgje, në turbullira, në mundime, në pagjumësi, në agjërime; në pastërti, në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Frymë të Shenjtë, në dashuri pa shtirje; në fjalë të së vërtetës, në fuqi të Perëndisë; me armët e drejtësisë në dorën e djathtë e në të majtën; në lavdi e në çnderim, në emër të mirë e në emër të keq; porsi mashtrues, po të vërtetë; porsi të panjohur, po të njohur mirë; porsi duke vdekur, po ja tek rrojmë; porsi të munduar, po jo të vrarë; porsi të hidhëruar, po gjithnjë të gëzuar; porsi të vobektë, po shumë veta pasurojmë; porsi skamës, po të gjitha i zotërojmë.

* * * *

UNGJILLI – Llukai 7:11-16.

Edhe ndodhi që pas kësaj Jisui po shkonte në një qytet që quhej Nain; edhe shkonin bashkë me të mjaft nga nxënësit e tij dhe shumë popull. Edhe kur u afrua në portën e qytetit, ja tek po nxirrnin përjashta një të vdekur, të cilin e ëma e kishte bir të vetëm, edhe ajo ishte e ve; edhe shumë popull prej qytetit ishte bashkë me të.

Edhe Zotit, kur e pa, iu dhimbs, edhe i tha asaj: Mos qaj. Edhe u afrua e preku shtratin; edhe ata që e mbanin qëndruan; edhe ai tha: Djalosh, po të them, ngrihu. Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri të flasë. Edhe ia dha së ëmës.

Dhe të gjithëve u hyri frikë, edhe lavdëronin Perëndinë, duke thënë se një profet i madh është ngritur tek ne, edhe se Perëndia hodhi sytë mbi popullin e tij.