Kremtim:
U festua sot në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë e kremtja e madhe e Theofanisë (Pagëzimi i Zotit tonë Jisu Krisht në lumin Jordan).
Shërbesat e shenjta i drejtoi Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Hirësi Asti si dhe klerikë. Në fund të Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi Anastas bekoi ujin dhe gjithë besimtarët.
Për shumë vjet gëzuar këtë të Kremte të madhe të Kishës sonë!