/551 vjet nga fjetja e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

551 vjet nga fjetja e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

Sot përkujtojmë 551-vjetorin e fjetjes së Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), i cili ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468. U varros në kishën bizantine të Shën Nikollës, aty ku sot ngrihet memoriali.

Ai lindi në vitin 1405, në një familje fisnike që zotëronte kështjellën e Krujës, që u bë qendra e rezistencës kundër pushtuesit. Vuri kurorë në Manastirin e Ardenicës, me Andronika (Donika) Kastriotin, të bijën e fisnikut të shquar Gjergj Arianiti dhe pati një djalë.

Për 25 vjet me radhë, si askush tjetër, ai i rezistoi hordhive otomane, për të mbrojtur vendin, kulturën dhe besimin, duke i penguar ato të vazhdonin invazionin drejt Evropës.