/54 vjet nga fjetja e Imzot Theofan Nolit

54 vjet nga fjetja e Imzot Theofan Nolit

13 marsi shënon 54 vjet nga fjetja e personalitetit të shquar të Kishës sonë dhe të gjithë kombit, Imzot Theofanit (Nolit). Ai i mbylli sytë mё 13 mars tё vitit 1965, në qytetin e Bostonit, SHBA, larg atdheut për të cilin u përpoq e vuajti aq shumë, po gjithmonë pranë me shpirtin e tij të paepur.

Imzot Theofani luajti njё rol shumë tё rёndёsishёm, pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe. Veҫanёrisht pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё e deri te dorëzimi në episkop në Korçë, në vitin 1923, nga Imzot Jerotheu dhe Imzot Kristofori. Dorёzimi i tij nuk ishte rastёsi, por lidhej me origjinën e familjes, me tradita të thella kishtare, me formimin e tij arsimor, me angazhimin si psalt, si mёsues i fesё dhe i muzikёs kishtare bizantine. Ndaj ai kishte një ndёrgjegje tё thellё pёr shёrbesёn e klerikut dhe pёr sakrificat e kёsaj shёrbese.

Imzot Theofani edhe pse nё thelb mbetet njeriu i fesё, nuk u izolua brenda tempullit. Ai ishte edhe një intelektual e politikan i shquar. Veshja e klerikut nuk do tё bёhej pengesё pёr tё folur dhe shkruar pёr situata tё ndryshme, duke iu pёrgjigjur nevojave tё kohёs. Veprimtaria e tij ёshtё dinamike, e njё personaliteti me vlera tё shquara intelektuale. Ato shfaqen nё prozё, poezi, publicistikё, nё ligjёrata oratorike tё sferave fetare, shoqёrore, politike, kulturore si dhe nё tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxirrte nё pah vlerat shpirtёrore tё kёtij populli, duke synuar tё mishёrohej Ungjilli nё gjuhёn e tij.

Edhe pse jetoi shumё pak nё Shqipёri, ai punoi me shumё energji dhe dinamizёm për demokratizimin e shoqërisë shqiptare, kundër prapambetjes së trashëguar nga shekujt e robërisë otomane.

Imzot Noli dha njё kontribut tё rёndёsishёm nё hapjen e rrugës pёr Autoqefalinё e Kishёs Orthodhoksё Autoqefale tё Shqipёrisё dhe kreu një vepër titanike me përkthimet në shqip, për një kohë relativisht të shkurtër, të shërbesave kishtare. Ndaj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipёrisё nё traditën e saj liturgjike dhe historike, vazhdimisht i kujton hierarkёt e saj si dhe gjithё sa kanё kontribuar pёr Tё, siç kujton edhe Imzot Theofanin në çdo përvjetor dhe datë të shënuar.

Marrë nga KOASH