Ditën e Shtunë datë 23 Nëntor 2024, 100-vjetori i shenjtërimit të Katedrales Orthodhokse së Shën Aleksandër Nevskit në Sofje të Bullgarisë shënoi një moment uniteti Pan-Orthodhoks.
Krahas Patriarkut Daniel të Bullgarisë, në kremtimin e Shën Aleksandër Nevskit morën pjesë Hierarkë nga shumica e Kishave nga e gjithë bota Orthodhokse.
Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës z.Joan përfaqësoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këtë veprimtari.