/“𝑃𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖 𝑚𝑒 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑟𝑒𝑠𝑒̈” – Fondacioni Frymë Dashurie

“𝑃𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖 𝑚𝑒 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑟𝑒𝑠𝑒̈” – Fondacioni Frymë Dashurie

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues
Me rastin e bekimit të vitit të ri shkollor, Fondacioni “Fryma e Dashurisë” e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i uron të gjithë komunitetit arsimor, nxënësve, mësuesve dhe prindërve, një vit të mbarë, të frytshëm dhe konstruktiv, me shëndet për të gjithë, forcë, besim dhe përparim për fëmijët tanë.
Ashtu si qelizat riprodhohen me shpejtësi në një organizëm të ri dhe sjellin rritjen e shpejtë të tij, ashtu edhe fëmijët tanë, ndërsa marrin njohuri dhe ndërtojnë jetën dhe personalitetin e tyre me energji dhe freski rinore, kontribuojnë në zhvillimin thelbësor të trupit shoqëror. Shkollat janë pjesa më e gjallë e shoqërisë.
Të udhëhequr nga vizioni dhe vepra e Kryepiskopit tonë Anastas dhe njëherësh Presidentit të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, i cili hodhi themelet për ndërtimin e sistemit tonë shkollor, le të vazhdojmë me urtësi dhe forcë në vitin e ri shkollor.
#radio #radiostation #orthodoxradio #orthodoxiyaradiostation #radiongjallja #orthodoxchristian #orthodoxchurch #kisha #kishaorthodhokseautoqefaleeshqiperise #fondacioni #fryma #e #dashurisë #vitiirishkollor2022