/U 𝐡𝐚𝐩 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 “𝐋𝐨𝐠𝐨𝐬”

U 𝐡𝐚𝐩 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 “𝐋𝐨𝐠𝐨𝐬”

Në datën 18 tetor, në Kolegjin Universitar “Logos” filloi viti i ri akademik 2021-2022, për studentët e ciklit Βachelor.Me këtë rast u bë ceremonia e çeljes, që u zhvillua në amfiteatrit e kampusit nr.1, ku studentët u pritën nga personeli i Kolegjit Universitar. Ata u përshëndetën nga Rektori, prof. dr. Ilia Ninka, administratori, MND. Av. Venian (Naum) Mile dhe Koordinatorja e Zyrës se Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës, MSc. Anisa Duka. Në fjalët e tyre studentëve iu urua një vit akademik i suksesshëm në rrugëtimin drejt realizimit si profesionistë të vërtetë.Përzgjedhja nga ana e tyre e Kolegjit Universitar “Logos”, si institucioni ku do të kryejnë studimet e tyre, angazhon maksimalisht personelin e këtij institucioni për të siguruar një cilësi të lartë në mësimdhënie. Prandaj, në ditën të parë të vitit akademik, ajo që u theksua më shumë nga drejtuesit e institucionit ishte puna e përbashkët, në mënyrë që të kontribuohet akoma edhe më shumë në rritjen e cilësisë akademike dhe mbi të gjitha, në ndërtimin dhe transmetimin e vlerave qytetare dhe profesionale.Një moment i veçantë në fjalët përshëndetëse ishte falënderimi për ideuesin, themeluesin dhe mbështetësin e përhershëm të Kolegjit Universitar “Logos”, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, President i Fondacionit “LOGOS” dhe akademik i njohur ndërkombëtarisht.Një falënderim u drejtohet gjithashtu edhe strukturave akademike dhe administrative të Kolegjit, që janë angazhuar për të marrë të gjitha masat për garantimin e një procesi mësimor cilësor.